Shpë rtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërc ënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 8,586,718 persona. Ndërkohë 456,468 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 4,536,046 qytetarë. Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 118.300 vde kje dhe 2.187 milionë infeksione të shkaktuara nga koronavirusi. Vetëm në një ditë u raportuan 28.430 infeksione dhe 671 vdekje.
COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i vikt imave në këtë shtet ka shkuar në 19,747. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 667 vik tima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 47,869 mijë vik tima.
Ndërkohë Kina ka raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 32 raste të reja infeksioni nga koronavirusi, nga të cilat vetëm në Pekin ka patur 25, pas shpërt himit të një vatre të re në tregun kryesor të kryeqytetit . Pekini ka zbatuar masa të jashtëzakonshme dhe po teston punonjësit e restoranteve, universiteteve dhe tregjeve.
Kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Wu Zunyou, siguroi se epidemia “është nën kontroll” falë masave të marra për ta përmbajtur atë dhe se “kurba gradualisht do të rrafshohet”.