Task Forca e Turizmit zhvilloi sot takimin e parë për këtë vit në ambjentet e manastirit “Fjetja e Shën Mërisë” në Parku Arkeologjik Kombëtar Apolini. Arsyeja e takimit ishte diskutimi mbi masat dhe ecurinë e turizmit gjatë këtij sezoni turistik të ndikuar nga pandemia e COVID-19.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministria e Kulturës Elva Margariti si dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi. Të dy ministrat folën për paketa të përbashkëta turistike me kosto të ulët, ndërsa konkretisht Maragriti deklaroi: “Paketa të ulta çmimesh për sitet kulturore dhe muzetë.”
Sakaq Klosi turizmin në këtë periudhë e cilësoi si turizëm mbijetese: “Turizmi në kohë pandemie, turizmi i mbijetesës. Duhet të sigurojmë higjenën në plazhe dhe të zbatojmë rregullat që të sigurojmë mospërhapjen e virusit.”