Tashmë që ditët e izolimit morën fund, çifti më i komentuar i showbiz-it shqiptar, reperi Ledri Vula dhe bukuroshja Sara Hoxha, kanë vendosur të kalojnë disa ditë së bashku. Dyshja ka udhëtuar drejt bregdetit dhe kanë shijuar sot së bashku rrezet e nxehta të diellit. Madje, ata nuk e fshehin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe duket se që tani e tutje do të shohim shumë poza të dyshes.
Ishte Sara ajo që ndau në InstaStory një foto me partnerin, të cilit i qëndron nga pas.Ledri ka kthyer kokën nga kamera, teksa sheh partneren që e fotografon dhe ky është ndër momentet e rralla së bashku që çifti ndan në rrjete sociale. Ledri dhe Sara do të kurorëzojnë shumë shpejt dashurinë e tyre, pasi kjo është edhe dëshira prej kohësh e familjes së Ledrit. Pra, shumë shpejt dy zogjtë e dashuruar do të kenë festë!