Në fillim të muajit qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë të voglin Krid, i cili ka gëzuar pamasë çiftin me ardhjen e tij në jetë. Dyshja ka treguar se tashmë shpirti i tyre është plot dhe familja po merr formë pak nga pak. Sigurisht, pjesën më të madhe të kohës të dy e kalojnë me bebushin, të cilin e kanë nxjerrë sot për një shëtitje.

Klea, Elgiti dhe Kridi kanë realizuar pozën e rrallë familjare buzë liqenit dhe duket se çifti është në qiellin e shtatë nga lumturia. “Me shpirtin plot ? e mirënjohjen në Zot”- janë fjalët e moderatores në pozën ku shfaqen duke buzëqeshur pranë të birit që qëndron në karrocë. Ashtu siç dëshironte, Klea e solli Kridin në jetë nëpërmjet lindjes natyrale dhe gjatë gjithë kohës me të qëndroi Elgiti, si mbështjetja më e madhe në ato momente të bukura për moderatoren.