Qetësia dhe privatësia janë gjëra nga të cilat nuk kanë ndër mend të heqin dorë dhe për ti garantuar nuk janë kursyer.
Në vetëm katër muaj në Kanada, herri dhe Meghan Markle, kanë shpenzuar rreth 50 mijë euro për sigurinë. Shifër që është kritikuar nga kontribuesit në vendin amerikano verior dhe që tani duan ripagim. Që kanadezët nuk e kishin pritur mirë largimin e dukëve kjo nuk është risi. Shumëkush druante se do ta gjente veten teksa paguante shpenzimet për strehimin e çiftit dhe sipas një kërkimi të Times, 73 për qind e popullatës nuk kishte ndër mend të paguante për ta.
80 mijë vetë kishin nënshkruar një peticion online për të kërkuar që të mos përdoreshin paratë e kontribuesve për këtë qëllim. Në përfundim, duka dhe dukesha e Saseksit, kanë zgjedhur SHBA si shtëpinë e tyre të re, duke lënë pas një faturë të kripur.Ndërkohë në los angeles, përballen me ngritje e zbritje. Ndoshta jeta si njerëz të thjeshtë nuk është krejt sic e kishin imagjinuar, e nëse Meghan duket se ka lulëzuar, herri nuk po ingranohet dot. Pas vështirësive për të gjetur një punë dhe për të bërë miq të rinj, duhet të përballet edhe me një pengesë tjetër. Duket se kërkesa e princit dhe bashkëshortes së tij për të regjistruar markën Archewell, emër i një organizate bamirësie që ata kanë themeluar së bashku në Kaliforni, është refuzuar. Shkak, sipas The Sun, është formulari i prezantuar por edhe mos pagimi i një pjese të kontributeve të kërkuara.