Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron përmes një letre të nënshkruar nga qeveritë e Danimarkës, Polonisë, Spanjës dhe Belgjikës, i kanë kërkuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen që BE duhet të përgatitet për valën e dytë të mundshme të pandemisë nga koronavirusi.
Në tekst argumentohet se dinamika e koronavirusit ka ngritur dyshime mbi përgatitjen e BE për pandemitë në tërësi dhe thekson nevojën për një qasje të përbashkët evropiane” në mënyrë që kontinenti “të jetë i përgatitur për një valë të dytë të koronavirusit dhe krizës pandemike në të ardhmen “.
Sipas tyre, “Zgjidhjet do të kërkojnë investime në politikën industriale evropiane, kërkimin shkencor, dixhitalizimin dhe financimet. Shkurt, forcim i rezistencës së BE-së, duke filluar nga fakti për të siguruar ” furnizim të mjaftueshëm” të veshjeve mbrojtëse, ilaçeve thelbësore dhe vaksinave.
Letra gjithashtu synon të forcojë Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Përhapjen e Sëmundjeve (ECDC) dhe Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile. Letra gjithashtu argumenton se është “jetike” të rritet kërkimi dhe zhvillimi i vaksinave. “Zhvillimi i një vaksine,” thuhet në tekst, “është detyrë e madhe dhe e shtrenjtë”, dhe se “një strategji e zakonshme evropiane ka vlerë të madhe të shtuar”.
Gjashtë vendet gjithashtu kërkojnë nga BE të “gjejë partnerë të rinj tregtarë” për “të ulur varësinë nga zinxhirët e furnizimit nga vendet individuale”. Një referencë kjo e qartë për Kinën dhe pengesat në furnizimin me maska gjatë Covid-19.