Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar homologun e saj kosovar, Avdullah Hotin për detyrën e re. Merkel thotë se Hoti ka sfida të mëdha si pandemia, ndryshimet kushtetuese apo edhe dialogu me Serbinë. Kancelarja gjermane i ofron mbështetje dhe ndihmë Kosovës në rrugën e saj europiane.
LETRA NGA ANGELA MERKEL I nderuari Kryeministër, Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj. Keni sfida të mëdha para jush dhe Qeverisë suaj, vecenarisht përballja me pandeminë Covid 19, ndryshimet kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria federative mbetet e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për të kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mezi pres të punoj me ju.