Botuesi i gazeta TemA, Mero Baze ka ironizuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha pas deklaratës ku ambasadorja amerikane Yuri Kim i “la topin” në fushën e tij për të firmosur marrëveshjen për reformën zgjedhore. Basha reagoi, duke thënë se ka mbetur vetëm një çështje për t’u zgjidhur.

“I është ofruar gjithçka ka kërkuar por ai ka vetëm një kusht: Ambasadorja të mos i flasi Luli Basha”-shkruan me ironi Baze. Kjo, pasi Çlirim Peka tha se Basha e kishte marrë në telefon ambasadoren amerikane Yuri Kim që të mos i drejtohej më atij “Luli” por t’i drejtohej zyrtarisht. Në daljet publike, ambasadorja Kim i është drejtuar shpesh “Luli” drejtuesit të opozitës.