Arturo Vidal te Boca Juniors… Konsiderojeni sugjerim, quajeni ëndërr të pamundur, por ky është lajmi që po qarkullon së fundi në rrjetet sociale. Ka qenë Gary Medel, ao që zbuloi dëshirën e çmendur të bashkatdhetarit të tij për të luajtur me ekipin, që i përkiste Maradonës.

Një dëshirë më shumë sesa e përsëritur nga admiruesit e Boca, që menjëherë filluan të ëndërrojnë. Shumë referenca për ish-lojtarin e Juventusit u shfaqën në rrjetet sociale, përfshirë një fotomontazh, që e portretizon atë duke veshur fanellën bluartë, shumë të dëshiruar.

Ky punim është vlerësuar nga vetë Vidal, që i dha një “like”, për të manifestuar atë që nuk është më mister, e vërtetuar edhe nga fakti se Boca Juniors është një nga të paktat klube të ndjekura në Instagram prej tij, së bashku me Barcelonën.

Kush e di që në të ardhmen, kur kontrata ekzistuese (e vlefshme deri në vitin 2021) me Blaugrana-t të ketë skaduar, Vidal mund të bëjë një zgjedhje jete, duke realizuar ambicien e tij për të luajtur në “Bombonera”; siç veproi Daniele De Rossi. Ish-kapiteni i Romës, para se t’i “varte këpucët në gozhdë”, i dha vetes privilegjin e të luajturit në një skuadër me tifozët më të apasionuar në planet.

Ndoshta as mentori i tij, Antonio Conte, i cili do ta priste me kënaqësi tek Interi, nuk mund t’ia ndryshojë mendjen. Kjo, për shkak se Boca, para një skuadre futbolli, është një ndjenjë për Arturo Vidal.