Lionel Messi është gati të firmosë kontratën e radhës me Barcelona dhe këtë herë do të jetë një firmë me pe shë dhe ajo që do të mby llë karrierën e argjentinasit në “Camp Nou”. U përfol shumë për të “mallk uarën” klauzolë për prishje kontrate që ekzistonte dhe vetë numri “10”, fitues i Gjashtë Topave të Artë, kishte dyshimet e tij.
Pikëpyetje që i ka zgjedhur duke reflektuar gjatë karantinës dhe tani Messi është gati të përj etësohet. Idhull te Barcelona dhe në “Camp Nou”, nuk mund të tradh ëtojë atë klub që i dha karrierën duke e rritur. Pritet që gjatë kësaj jave i ati i Leos të takohet me Bartomeun dhe të nisin kështu bisedimet edhe për rrogën, që duhet të prekë 50 mln eurot në sezon për 3 vite, duke vazhduar të jetë më i paguari në botë. Klauzola do të fshihet dhe aventura e Leos te blaugrana do të vazhdojë, për gjithë gëzimin e tifozëve katalanas.