Milani vazhdon planifikimin e së ardhmes, duke ndjekur linjën e gjelbër (të të nrinjve). Duke pritur të caktohet trajneri i ri, menaxhmenti kuqezi ka siguruar goditjen e parë në merkato, një transferim të lirë. Siç zbulohet nga “L’Équipe”, Milani ka siguruar shërbimet e të riut Pierre Kalulu. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë 20-vjeçar, që ka dalë nga akademia e Lyon-it. Talenti i datëlindjes 2000 u ndoq edhe nga klube të tjera të mëdha në Europë, përfshirë Bayern Munich.
Mësohet se Kalulu do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me klubin kuqezi. Sipas asaj që njofton “Sky Sport”, lojtari do të kryejë vizitat mjekësore të mërkurën, pasi ishin fiksuar fillimisht për sot. Operacioni u menaxhua nga Massara dhe Maldini. Kontrata e Kalulu me Lyon skadon më 30 qershor. Mbrojtësi francez nuk ka luajtur kurrë me ekipin e parë të OL, por vetëm me të rinjtë. Ai është pjesë e ekipit kombëtar francez U-20. Në të kaluarën ka luajtur edhe me Francën U-19 dhe U-18.