Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura, ka rinovuar kontratën me klubin për dy muaj të tjerë. Ai pritet të largohet në verë, pasi kontrata e tij i skadon në fund të këtij sezoni.
30-vjeçari ka pas vetes shumë ekipe në Serie A, pasi Roma, Atalanta, Fiorentina dhe Torino e duan. Sky Sport shkruan se deri në gusht kur të hapet merkatoja e Serie A do të mbetet te Milani.
“Jack” është rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju dhe ka luajtur vetëm 19 ndeshje këtë sezon duke shënuar 3 gola. Ai është gati për ndeshjen gjysmëfinale kundër Juventusit këtë javë.