Fondacioni i miliarderit Bill Gates do të përqëndrojë të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit, sipas Financial Times. Filantropi dhe themeluesi i Microsoft Corp. tha se fondacioni Bill & Melinda Gates, me një dhurim më të madh se 40 miliardë dollarë, do t’i kushtojë “vëmendje të plotë” pandemisë që ka vrarë më shumë se 200,000 dhe ka shkatërruar ekonominë në të gjithë botën, tha ai në një intervistë me gazetën.

“Do të keni ekonomi me nivele të ulëta të aktivitetit për vite me radhë,” tha Gates. Pandemia mund t’i kushtojë ekonomisë globale “dhjetëra triliona dollarë“, tha ai në intervistë.Fondacioni ka kontribuar 250 milion dollarë për të ndihmuar kundër koronavirusit dhe po ripërcakton njësi të dedikuara për të luftuar sëmundje të tjera për t’u bashkuar në betejën kundër pandemisë. “Ne kemi marrë një organizatë që ishte e përqendruar në HIV dhe malarien dhe zhdukjen e poliomielitit, dhe pothuajse tërësisht e zhvendosëm atë për të punuar në këtë drejtim,” i tha ai FT.

Gates gjithashtu mbrojti Organizatën Botërore të Shëndetit kundër akuzave nga Presidenti i SHBA Donald Trump se e kishte trajtuar keq çështjen e virusit. “OBSH është realisht shumë e rëndësishme dhe në të vërtetë duhet të marrë mbështetje shtesë për të kryer rolin e tyre gjatë kësaj epidemie,” tha Gates. Ai tha se nuk beson se Trump do të ndjekë kërcënimin e tij për të tërhequr fondet për OBSH.(FT)