Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj bën me dije se eksportet e prodhimeve bujqësore kanë kapur kulmin në 5 vitet e fundit. Sipas shifrave që publikon Denaj për 5- mujorët e parë të çdo viti nga 2016, këtë vit kanë arritur në 75 mijë e 645 ton prodhime bujqësore të eksportuara apo 4 miliardë e 436 milionë e 174 mijë lekë në total. Sipas saj, në krahasim me 2019 ka një rritje me 17.4% në ton apo 12.8% në lekë.
STATUSI NGA ANILA DENAJ ↗️Vijon rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore?????? ✅ Ka një rritje prej 17,4% në ton apo 12,8% në lek krahasuar me të njëjtin pesëmujor të 2019