Mjekët nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Pittsburgh kanë deklaruar se koronavirusi sa vjen dhe po bëhet më pak i fuqishëm. Dr. Donald Yealy, kryetar i mjekësisë emergjente në UPMC, shpjegoi në një konferencë për shtyp të enjten se njerëzit duket se po infektohen më vështirë. Po ashtu mjeku vë në dukje që edhe ata që e marrin virusin e kalojnë më pak rëndë krahasuar me ata që sëmureshin në fillim të këtij viti.
“Virusi mund të jetë duke ndryshuar,” tha Yealy. ‘Disa modele sugjerojnë se fuqia e tij është zvogëluar’. Ai vuri në dukje se UPMC ka trajtuar me sukses më shumë se 500 pacientë me koronavirus që nga muaji mars, dhe në javët e fundit numri i pacientëve që kanë nevojë për ventilatorë është duke rënë. Më pak se katër për qind e të gjitha testeve dhe vetëm 0.2 për qind e testeve te pacientët asimptomatikë po rezultojnë pozitive, tha ai, duke treguar se virusi është më pak i përhapur në komunitetet që shërben UPMC.
Deklaratat e mjekëve vijnë në një kohë kur edhe kërkuesit në Itali deklaruan se pacientët po shfaqnin ngarkesë më të ulët virale në sistemin e tyre krahasuar me kapionet e marra në pacientët gjatë pikut të epidemisë.