Ekspert i shendetit publik në Gjermani, Fahri Beqaj në një intervistë te “Abc-ja e Mëngjesit”, është shprehur se edhe pse ka një numër të rasteve me koronavirus situata është nën kontroll. Mjeku në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që të ketë një kujdes të shtuar nga të gjithë dhe të mos nënvlerësojnë masat mbrojtëse.
Ndër të tjera ai është shprehur se me rritjen e temperaturave transmetueshmëria e virusit ka rënë, por serisht të moshuarit dhe grupet e personave të sëmurë vijojnë të jenë të rrezikuar. Kjo është një çështje e rëndësishme , në një studim të realizuar në Atlanta ishte eksperimental dhe është testuar qëndrueshmëria e virusit në temperatura të larta, por qëndrueshmëria e tij ka qenë më e shkurtër.
Një ndër vatrat e përhapjes së Gjermanisë është një thertore, dhe punonjësit që janë aty punojnë në temperatura të ulëta, që bën të jetë më i favorizues virusi dhe e bartjes nga një person në tjetrin, një gjë e tillë nuk është e njëjtë me temperaturat e larta.
Temperaturat e larta nuk e favorizojnë mbajtjen e virusit, kjo ka bërë edhe faktin që të jenë sa më nënvlerësues ndaj masave. E rëndësishme është që të kemi kujdes të shtuar gjithmonë për grupet më të rrez ikuara”, është shprehur doktori. Ndër të tjera ai ka theksuar se gjatë kësaj periudhe ku temperaturat janë të larta, do të ishte mirë që grup moshat që e kalojnë lehtë virusin, do të ishte që të fitonin imunitet.