Tiranë, 12 Qershor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka takuar mesditën e sotme ekipin mjekësor të drejtuar nga prof. Jera Kruja në shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për t’i mbështetur në luftën e përbashkët kundër COVID19.
“Në QSUT çdo ditë, bashkë me stafet mjekësore për t’i falenderuar për punën dhe kujdesin për pacientët, dhe për të theksuar rëndësinë e zbatimit të protokolleve të sigurisë, me mjetet e mbrojtjes personale, që i kemi garantuar që nga dita e parë e epidemisë dhe vijohen të sigurohen për çdo punonjës të shëndetësisë, mbetet thelbësor në çdo shërbim, për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm Covid19”, shkruan Manastirliu në postimin e saj në Facebook.
Manastirliu ka falenderuar stafin e Neurologjisë për punën e palodhur me pacientët, pavarësisht situatës së vështirë të përballjes me epideminë.