Ilir Meta u pyet sot nëse ka folur së fundmi me Lulzim Bashën. Ai tha se mesazhet e tij për opozitën kanë qenë të qarta prej kohësh., Gjithësesi Presidenti pranoi se sot ka folur në telefon me kreun e PD, shkruan javanews. Ai u shpreh se telefonata ishte me kërkesë të Bashës. Ndërkohë Meta zbuloi edhe thirrjet e tij për opozitën sa i përket reformës zgjedhore dhe jo vetëm. “Mesazhi im për opozitën që kur u prish Teatri ka qenë të mos bien pre e provokimeve. U kam thënë të mos paraqesin një listë dëshirash, por t’i qëndrojnë korrektë kërkesave të qarta.
Duhet të kuptojmë se qasja e re e zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas propozimit francez, e rrezikon jo vetëm anëtarësimin, por edhe këto arritje formale që kemi deri tani. Sepse asgjë nuk është e sigurtë. Kam patur një telefonatë zyrtare sot paradite nga zoti Basha e kërkuar prej tij. Por nuk mund t’ju them më shumë” – tha Ilir Meta mesditën e së premtes.