Gjithë ata që kanë bërë plane për fundjavën, do të duhet që ti rimendojnë! Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se moti për vendin tonë sa i përket fundjavës do të jetë i paqëndrueshëm. Dita e shtunë do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Po kështu edhe për ditën e diel moti pritet me vranësira mesatare deri të dendura por ndryshe nga dita e Shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët. Përgjatë relieveve malore lokalisht reshjet në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër.