Megjithëse jo gjithmonë janë tepër “miqësore” me njëra-tjetrën në rrjete sociale, Dojna Mema dhe motra e saj, Mikaela, kanë një lidhje të veçantë që vetëm motrat mund ta kenë. Pavarësisht faktit që përpiqen të acarojnë njëra-tjetrën, vajzat kanë edhe momente dashurie dhe si rrallëherë mundëm të shohim një tjetër anë të marrëdhënies së tyre në Instagram. Kjo me rastin e ditëlindjes së Mikaelës, të cilës Dojna i bëri urimin më special! Moderatorja ndau fillimisht një foto me “binjaken” e saj, krahas së cilës shkruante:
“Gëzuar ditëlindjen drita e syve të mi!” Dy vajzat kishin pozuar së bashku duke buzëqeshur dhe sigurisht që vëmendjen na e tërhoqi ngjashmëria aq e madhe! Gjithashtu, Dojna publikoi edhe një video ku përkëdhelte me fjalë motrën e vogël, ndërsa krahas postimit shkroi: “Më shumë se çdo gjë në botë, të kam TY!”- duke lënë të kuptohet se pavarësisht gjithçkaje, lidhja mes motrave është e pathyeshme!
Kush ka motra e kupton më mirë këtë marrëdhënie “tërhiqe mos e këput”!