Pak ditë pasi u bë me dije se Mozzik kishte hequr Loredanën nga dueti që ishte parashikuar të publikohej si bashkëpunim, reperi ka lajme të reja. Një projekt i ri i titulluar “Madona” do të vijë së shpejti dhe reperi ka paralajmëruar suksesin në një postim në Instastory.

“S’besoj që keni harru që me 26 t’ktij muaji del “Madona” 3 ditë”, ka shkruar Mozzik, i cili është duke shijuar suksesin e këngës “Lass Mal”. Pak ditë më parë, reperi publikoi një listë me të gjitha këngët e albumit i cili pritet të dalë muajin e ardhshëm. Kënga e 12-të “Tommy and Jerry” ishte menduar të ishte dueti i tretë pas “Romeo e Juliet” e “Bonnie e Clyde” mes tij dhe Loredanës.


Por pas ndarjes duket se ky projekt i cili është punuar nga Mozzik, do të vij solo pa Loredanën. Megjithatë albumi i ri e ka një superbashkëpunim me Kidën, që pritet të publikohet së shpejti. Titulli i këngës do të jetë “Kërkun” dhe kjo u zbulua pas fotos së albumit të ri të Mozzik, ku renditet edhe bashkëpunimi me Kidën.