Të gjithë personat që kanë probleme me mbipeshën, vazhdimisht janë duke kërkuar për dietën e duhur apo një mënyrë për të rënë në peshë. Ashtu si disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi ka shumë përfitime për shëndetin.
Sipas një studimi të bërë nga një ekip hulumtuesish, ky çaj arrin dukshëm të përmirësojë sistemin tonë tretës duke i eliminuar bakteret dhe duke përmirësuar funksionimin e metabolizmit. Ky çaj së bashku më atë jeshil, aktivizojnë bakteret e mira, dhe eli minojnë ato të këqijat që janë të lidhura me obezitetin.
Tek ky lloj i çajit polifenolet- substanca aktive ne të, kanë një rol të rëndësishëm në funksionimin normal të zorrëve, dhe kanë rol në formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror që janë përgjegjës për energjinë e nevojshme të metabolizmit. Gjithsesi duhet të keni parasysh që konsumimi i moderuar i tij ka këto përfitime, kurse nëse merrni sasi të lartë të tij kjo përbën një rrezik për shëndetin.