Këngëtari Butrit Imeri ka bërë së fundmi një ndryshim në look, si asnjëherë tjetër. Me anë të një videoje në rrjete sociale, ai ka treguar se është kthyer në bjond.
Ndjekësve iu ka pëlqyer shumë look-u i tij i ri dhe nuk kanë munguar komplimentet e shumta. Po ashtu Butrinti ka lajmëruar se po punon me një këngë të re, të titulluar “Si përpara”. Ai nuk ka zbuluar se kur do të publikohet por megjithatë pritet të dalë së shpejti.