Vera nuk kishte si të shpëtonte pa një këngë nga Noizy, i cili si zakonisht ka surprizuar me një bashkëpunim ndërkombëtar me dy reperët e njohur Gzuz dhe Dutchavelli. Kënga ka patur një sukses të vërtetë dhe ndonëse ka vetëm 2 ditë që është publikuar numëron mbi 3.1 milion klikime, teksa është ‘on trending’ në shumë shtete. Klipi është xhiruar edhe në Tiranë, ku Noizy është reperi i parë që xhiron një klip në stadiumin “Air Albania”.
Ai është ngjitur në kullën e stadiumit, ndërsa jep një pamje mjaft tërheqëse të kryeqytetit. Mirëpo, duket se reperi ka plane të mëdha. Pak minuta më parë ai ka lajmëruar se do rikthehet në Britaninë e Madhe ‘për të marrë atë që ka lënë pas.Prisni vetëm sa të rikthehem në Britaninë e Madhe të marrë atë që kam lënë pas”- shkruan këngëtari i hitit “Toto”. Është ende e paqartë se çfarë ka ndërmend të bëjë reperi dhe cilat janë arsyet e rikthimit të tij në ishullin anglez, por një mundësi është që të punojë për muzikën dhe të risjellë gjëra edhe më të bukura.
Në intervistën e tij të fundit “Në kurthin e Piter Pan” reperi i njohur tha se ka ndërmend të punojë për tregun ndërkombëtar dhe si duket ka ardhur momenti, ndonëse ai ka depërtuar tashmë me hitet e tij. Epo le të presim për lajme të reja.