Në muajin maj të këtij viti, këngëtarja e njohur Gjira Kajtazi festoi ditëlindjen e parë të vogëlushit të saj Maël. Ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram foto nga festa e ditëlindjes, ndërsa së fundmi ka dhënë sërish një tjetër lajm të bukur. Vetëm një vit pasi u bë nënë për herë të parë, Gjira është sërish në pritje të ëmbël.
Ajo e ka dhënë lajmin e bukur nëpërmjet fotos së të birit, për të cilin tregon se do të bëhet vëlla i madh. “Ky djalë i vogël do bëhet vëllai i madh së shpejti.”- shkruan këngëtarja krahas postimit. Duke u bazuar tek emoji i zemrës blu që ka vendosur krahas shkrimit, ndjekësit besojnë se bebushi numër dy do të jetë sërish djalë.
Megjithatë, mbetet që gjinia të konfirmohet nga vetë Gjira. Rikujtojmë se këngëtarja e mirënjohur prej kohësh jeton në Gjermani me partnerin e saj.