Para pak kohësh aktorja Olta Gixhari konfirmoi që është në pritje të ëmbël. Ajo është shumë e emocionuar që do të bëhet nënë për herë të parë dhe nuk i kursen fotot në rrjete sociale. Së fundmi ajo ka publikuar një foto të realizuar para periudhës së shtatzënisë dhe tregon se beli i saj ka ndryshuar. Olta ka shkruar se këto muaj nuk e ka përdorur aspak fjalën “beli”.

“Fjala qe kam perdorur zero këto muaj : Bel ,beli,për belin, te beli ,puuu ca beli”, ka shkruar aktorja. Kujtojmë se Olta ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit apo në cilin muaj të shtatzënisë është

.