Sigurisht që nuk ekziston një recetë për partnerin perfekt, por me sa duket burrat e këtyre shenjave të horoskopit, kanë gjithë përbërësit e mundshëm që do të shërbenin për të përfituar perfeksionin.
Dashi
Është e vërtetë që të lindurit në shenjën e Dashit janë impulsivë dhe nuk hezitojnë t’i japin fund marrëdhënies sa hap e mbyll sytë, por kjo aksiomë nuk vlen kur burrat e shenjës së Dashit gjejnë njeriun e duhur.
Në fillim të një marrëdhënie ata e kanë të vështirë të hapen me partneren, por me kalimin e kohës janë të aftë t’i shprehin ndjenjat e tyre në të gjitha format dhe dimensionet e mundshme.
Peshorja
Të lindurit në shenjën e Peshores nuk njohin limite kur vjen puna te dashuria. Në momentin kur bien në dashuri me dikë, ata janë të gatshëm t’i japin partneres gjithçka kanë, madje edhe shpirtin po të jetë nevoja.
Gjithsesi, burrat e shenjës së Peshores kërkojnë një partnere me të cilën të kenë një marrëdhënie të qetë, larg konflikteve dhe dramës.
Bricjapi
Ndonëse njihen si autoritarë dhe të rreptë, burrat e shenjës së Bricjapit besojnë te dashuria e pastër dhe mendojnë se njeriu mund të dashurojë vetëm njëherë në jetë. Kjo bën që ata t’i marrin marrëdhëniet shumë seriozisht dhe t’u përkushtohen me mish e me shpirt atyre. Ata janë të gatshëm që të dalin edhe jashtë mundësive të tyre vetëm për ta bërë partneren të lumtur.