Tirana International Airport njofton se nesër do të kryhen vetëm 3 fluturime nga Rinasi vajtje- kthim drejt Vjenës, Romës dhe Frankfurtit, Në fakt fluturimet drejt Romës dhe Frankfurtit janë me ‘’Air Albania’’ dhe janë për të riatdhesuar shqiptarët që kanë ngelur jashtë kufijve prej mbylljes nga pandemia. TIA paralajmëron se maskat janë të detyrueshme ndërkohë që nisjet nga Shqipëria vijojnë ende të kufizuara për personat që nuk kanë lejë qëndrimi apo pasaportë në vendet e BE.

NJOFTIMI NGA TIA Fluturimet e konfirmuara 20.06.2020⠀⠀Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e nesërme janë:⠀⠀ ✈Ëizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim ✈Air Albania – Tiranë – Rome dhe kthim (Riatdhesim)⠀ ✈Air Albania – Tiranë – Frankfurt dhe kthim (Riatdhesim) Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.⠀Ju faleminderit për bashkëpunimin! Tirana International Airport⠀⠀