Rastet e divorceve fatkeqësisht po dëgjohen çdo ditë e më shumë, por kur bëhet fjalë për njerëz të famshëm dhe të rëndësishëm lajmi merr përmasa të tjera. Megjithatë jeta vazhdon ndaj me kalimin e kohës një pjesë e mirë e tyre ia ka dalë të krijojë marrëdhënie të tjera dhe në shumicën e rasteve personazhet e njohur ruajnë një raport korrekt me ish-partnerin/en, me të cilin/ën kanë edhe fëmijë.

Në fotogalerinë e mësipërme ju rikujtojmë 10 prej këtyre divorceve që kanë bërë më shumë zhurmë në shqipëri.

Fatos Nano u divorcua nga Rexhina në vitin 2001, pas një martese që zgjati 27 vite, fryt i të cilës qenë dy fëmijë. Lajmi i divorcit bëri po aq bujë sa ai i martesës së dytë, pasi për herë të parë një njeri i njohur bëri publikisht një martesë të dytë. Fatos Nano u martua me Xhoanën, 21 vite më e re se ai. Ata u martuan në nëntor të 2002-shit. Çifti nuk ka fëmijë, përveç 26-vjeçarit Klajd Nano, fëmijë i Xhoanës nga martesa e parë.

Inva Mula dhe Pirro Çako

Të martuar që prej vitit 1987, Inva Mula dhe Pirro Çako i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 23 vitesh bashkë. Sipas dosjeve të divorcit, ata u ndanë në vitin 2007, por divorci përfundimar u realizua në vitin 2010. Prindër të një djali të lindur në Paris, Anthony, Pirro dhe Inva kanë deklaruar shpesh nëpër intervista se “nuk janë shokë, por ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin”. Sot, Mula është e martuar me Hetem Ramadanin, me të cilin ka edhe një vajzë, Ninën, ndërsa Pirro është i dashuruar me një punonjëse të Gjykatës së Tiranës, 20 vite më të re.

Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja, një prej historive më jetëgjata mes artistëve shqiptarë, i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 18 vitesh bashkë. Lajmi i ndarjes qarkulloi për herë të parë në janar të 2018-s, i cili u konfirmua nga këngëtarja më pas. Ata janë prindër të një vajze, Arias.

Arbana Osmani dhe Ardit Kero

Duke qenë se historia e dashurisë e Arbana Osmanit dhe financierit Ardit Kero qëndroi për vite me radhë jashtë vëmendjen mediatike, edhe divorci i tyre kaloi në heshtje. Megjithatë sigurisht që bëri bujë në media, për shkak të jetëgjatësisë së martesës së tyre. Arbana dhe Kero, prindër të vogëlushin Jon, u ndanë pas 16 vitesh. Osmani është në një romancë me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni

Sot, kanë kaluar tri vite nga divorci i Jonida Maliqit me ish-partnerin, me të cilin ka një djalë, pas 17 vitesh bashkë, ndonëse lajmi u bë publik vetëm dy vite më parë pasi dyshja mbante një profil të ulët publik. Këngëtarja është në një romancë me aktorin e humorit Romeo Veshaj.

Saimir Çili dhe Suela Kalaja

Divorci i këngëtarit Saimir Çili me ish-bashkëshorten Suela Kalaja, pas 19 vitesh bashkë, bëri jo pak bujë mediatike, sidomos pas denoncimit të Çilit se “Kalaja kishte ushtruar dhunë mbi të” në vitin 2016. E ftuar në “Ftesë në Pesë”, ku ndër të tjera tregoi edhe për rrugëtimin e vajzës së tyre 10-vjeçare në “The Voice Kids”, Suela theksoi se divorci i tyre nuk qe aq i tensionuar sa u përshkrua nëpër portale. Në vijim, ajo shtoi se dyshja ruan marrëdhënie të mira për shkak të vajzës, Iseas.

Soni Malaj dhe Mirko Luccarelli

Historia që nisi në “Dancing with the Stars”, përfundoi në vitin 2015, katër vite pas martesës. Mirko dhe Soni, prindër të vogëlushes Anna, ruajnë raporte të mira pas divorcit. Soni dhe Anna jetojnë në Tiranë, ndërsa Mirko në Itali. E ftuar te “Rudina” në qershor të 2017-s, Soni rrëfeu se ishte në një marrëdhënie prej dy vitesh me biznesmenin e quajtur Klevi, marrëdhënie që vazhdon edhe sot.

Bora Zemani dhe Vin Veli

Bora Zemani dhe Vin Veli, prindër të djali katër vjeçar të quajtur Arbor, i dhanë fund marrëdhënies së tyre dy vite më parë. E ftuar në “Xing me Ermalin” në janar të 2018-s, Bora rrëfeu se vendimi qe i përbashkët. “Takohemi bashkë prej çunit. Nuk jemi armiq me njëri-tjetrin,” theksoi ajo. Moderatorja përflitet se është në një romancë me Donald Veshajn, ndonëse nuk ka folur ende hapur publikisht.

Blero dhe Teuta Krasniqi

Divorci i Bleros dhe aktores Teuta Krasniqi në 2015-n bëri jo pak bujë, pasi nuk qe një ndër divorcet më miqësore të showbizzit shqiptar. Megjithatë me kalimin e kohës, si prindërit e vajzës së quajtur Tara, Blero dhe Teuta ia dolën të rregullonin marrëdhënien e tyre. Të dy, janë momentalisht në marrëdhënie të reja, përkatësisht Teuta me trajnerin personal Adonis Morina, me të cilin ka edhe një vajzë, Kaia, ndërsa Blero me modelen Afrona Dika. Aq mirë janë marrëdhëniet e tyre, sa çifti Blero-Afrona e ftuan Teutën në dasmën e tyre që do të organizohet në shtator të këtij viti, por aktorja nuk pranoi.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Bashkë që prej 2006-s, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fundit historisë së tyre të dashurisë. Përmes një postimi në Instagram, qe Roberti ai që dje mbëma bëri publik lajmin që prej kohësh aludohej në media, ndonëse u mohua disa herë prej tyre. Këngëtarët kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë në shtator të vitit 2014. Ata janë prindër të vogëlushes Renee. Pas lajmit të ndarjes, të tjera detaje u zbuluan në lidhje me marrëdhënien e tyre, ku thuhet se prej kohësh Berisha ishte shpërngulur në një tjetër banesë.