Një studente që ëndërron të bëhet “Miss”, ka pranuar se si ka pasur vështirësi me trupin e saj. Tori White, 20-vjeçe nga Liverpooli i Anglisë, thotë se në fëmijëri ishte një “vajzë topolake”. E pasi hoqi dorë nga shkolla për shkak të bulizmit dhe numrit të madh të nxënësve që talleshin me të për shkak të mbipeshës, Tori vendosi të bëjë diçka për veten, t’i nënshtrohet një regjimi strikte të një diete.
Kështu për katër vite ajo arriti të humbë plot 65 kilogramë dhe të ndjenë lumturi në shpirtin e saj, që siç thotë ajo i kishte munguar që nga fëmijëria. White që tani është studente e fakultetit juridik në Universitetin e Leeds, thotë se peshon 55 kilogramë dhe shpreson që do t’ia arrijë të bëhet “Miss” në Angli një ditë.