Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar hedhjen e pagës së tretë të lu ftës, prej 26 mijë lekësh, për të gjithë të punësuarit në biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e të cilëve u mbyllën me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.
Pagën e lu ftës do ta marrin të gjithë të punësuarit në këto ndërmarrje, edhe nëse janë pjesë e bizneseve të rihapura, por ky është kësti i fundit i ndihmës, i cili parashikohej të jepej për 3 muaj nga qeveria. Në total janë mbi 64 mijë persona që do të përfitojnë këtë trajtim financiar, ku 11 mijë prej tyre janë familje me ndihmë ekonomike, ose persona me pagesë papunësie, që do të marrin dyfishin e ndihmës.