Dëshira për të shijuar jetën e natës i ka kushtuar me “privimin e lirisë” një grupi prej rreth 300 personash që tani janë në karantinë pas një nate të nxehtë në një disko të Cyrihut më 21 qershor.
Masa ishte e nevojshme – thonë autoritetet zvicerane – pasi njëri prej të pranishmit u testua pozitiv për testin e koronavirusit, katër ditë pas festës. Ndërkohë, pesë vizitorë të tjerë të klubit i janë bashkuar popullatës së infektuar.
Policia është vënë në kontakt me menaxherin e diskos, duke kërkuar listën e frekuentuesve, me të cilën u bë e mundur informimi i të gjithë klientëve të interesuar për të cilët është rregulluar një karantinë 10-ditore. Masa e sigurisë prek edhe punonjësit e klubit.