Nga Anxhela Bakiasi
Përgjatë viteve të fëmijërisë edhe pse e rritur në një qytet të vogël, më është dhënë mundësia të ndiqja aktivitete të larmishme. Kujtoj që shpesh prindërit më shoqëronin nëpër kurse, pasi ishte e rr ezikshme të dilja vetëm, kështu më thonin. Me naivitetin e një fëmije e merrja të mirëqenë rre zikun pa u thelluar në pyetje të tjera. Përse një vajzë ndryshe nga një djalë duhet të dilte gjithmonë e shoqëruar, t’u shmangej vështrimeve të panjohura, të ndërronte rrugë nëse disa djem i dilnin përballë apo të vishte xhaketë për të mbuluar dekoltenë. Ndërsa kur shkoja në fshatin e gjyshërve, të gjithë më shihnin çuditshëm nëse kaloja pranë “territorit të futbollit” e veshur me të shkurtra. E shtangur shihja përreth meje djem të cilët e gjenin forcën në zhurmën e motorrit, shihja vajza të strukura në ndrojtje dhe prindër që heshtnin…
Teksa rritesha, shumë pak gjëra ndryshonin. Ndoshta në një qytet më të madh e vetmja gjë që ndryshoi ishte motorri, tashmë i kthyer në zhurma makinash, ndërkohë vajzat vazhdonin të strukeshin dhe prindërit po prapë të heshtnin… Teksa lexoj lajmin për pë rdhu nimin e një tjetër vajze, e disata në harkun kohor të pesë muajve, më duket një kronikë tepër e njohur, maja e një ajzbergu të krijuar gjatë shekujve nga vetë ne. Përse shokohemi tani? Përse sho kohemi kur vajzat në shumicën e rasteve i rritim me imazhin e një babai që komandon dhe një nëne që bindet, i rritim duke u mësuar që janë të pam brojtura nëse nuk kanë një vëlla, se nuk mund të “mbijetojnë” nëse nuk do të gjejnë një burrë pa arritur në të tridhjetat. Përse shokohemi kur iu mësuam gjatë fëmijërisë që forcën mund ta marrin tek djemtë dhe burrat që kanë përreth, pasi vetëm ata mund t’i mbronin nga specia e tyre. Ah, po harruam t’u mësonim që duhet të kishin kujdes dhe nga vetë ata, duhet të kishin kujdes nga “mbrojtësit”. U mësuam të heshtnin pasi faji do t’u mbetej atyre, të duronin ndërkohë që “mbrojtësit” ktheheshin në monstra…
Nga ana tjetër çfarë u mësuam djemve? Si i rritëm këto krijesa që i quajmë sot “burra”? Ah, po i rritëm me ndjenjën e superioritetit, duke i bërë të besojnë që mjafton forca fizike për të nën shtruar një femër dhe trajtimi i saj si objekt për të shuar ep shet e tyre është krejt normale. Mjafton të dëgjosh lajmet mbi rastin e fundit në një shkollë të Tiranës dhe kupton problemin e vërtetë në shoqërinë tonë, pasi dëgjon mësues dhe familjarë që ishin në djeni dhe nuk flisnin, përballeshin me situatën dhe mbyllnin sytë duke harruar çdo gjë sapo përplasnin derën e shtëpisë së tyre. Pikërisht këtu qëndron thelbi, çdo gjë na duket e huaj nëse nuk kalon gardhin e shtëpisë dhe mbetemi të painteresuar nëse nuk na prek.
Tashmë të gjithë jemi të revoltuar, të gjithë drejtojmë gishtin kundrejt fajtorit, tashmë që historia u shpluhuros të gjithë flasim. Por pyetja që më mundon është “për sa kohë”? Sa kohë do të duhet që ta harrojmë edhe këtë histori? Këtu qëndron frika ime… Frik ësohem se do të biem sërish në gjumin letargjik derisa një tjetër heshtje të na shurdhojë? Frikësohem se edhe kjo histori do t’ju bashkohet të tjera historive të pluhurosura pa mundur të ndryshojë asgjë. Nëse kjo ndodh, nëse vazhdojmë t’u themi vajzave të “ulin kokën” nesër dhe djemve të mbështeten në muskuj atëherë përse protestojmë sot?! Nuk duhet të revoltohemi nëse revolta jonë nuk i jep guxim të tjera vajzave që janë ende duke heshtur! Por, pavarësisht gjithçkaje nuk jemi vonë, jemi ende në kohë për të jetuar në një të ardhme ndryshe dhe protesta e sotme në Tiranë ishtë një simbol ndryshimi. Shpresa gjendet në mbështetjen e pakushtëzuar të shoqërisë ndaj vajzave dhe në edukimin e tyre për ta gjetur forcën dhe zërin në komunitetin ku jetojnë. T’i japim fund heshtjes sot në mënyrë që mos të shurdhohemi nga të tilla histori nesër.