Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Blerim Tominaj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Prokurori Tominaj iu nënshtrua vetingut për tri kriteret e këtij procesi, atë ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional. Trupa Gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Suela Zhegu pas analizimit të provave dhe fakteve, vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Tominaj për mos justifikim të pasurisë.

Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe aktualisht ishte komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.