Genaro Gattuso e ka në planet e tij për të ardhmen dhe e konsideron një futbollist shumë të rëndësishëm për Napolin, por pavarsisht kësaj Elseid Hysaj nuk e shikon më veten te të kaltrit dhe duke iu referuar lajmeve që vinë nga mediat italiane, mbrojtësi shqiptar u ka kërkuar drejtuesve ta lejojnë të largohet në fund të këtij sezoni.

Gazzetta dello Sport raporton se 26-vjeçari ka dorëzuar në klub një kërkesë zyrtare, aty ku shfaqet dëshira për të provuar një aventurë të re. Hysaj kërkon që presidenti ta shesë këtë verë. Kontrata i mbaron në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai nuk pranoi rinovimin. 187 ndeshje ka luajtur Hysaj me Napolin prej vitit 2015 kur la Empolin për të kaluar në “San Paolo”.