Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë apel që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse kur shkojnë në qendra me shumë njerëz, në mënyrë që të parandalojnë infektimin nga COVID-19. Me anë të një videoje, OBSH tregon ndryshimin mes maskave kirurgjikale dhe atyre të fabrikave, si dhe shpjegon se ku dhe kur duhet t’i përdorim. MASKAT MJEKËSORE, të njohura edhe si maska kirurgjikale duhet të mbahen nga mjekët, personat që kanë simptoma të COVID-19 dhe ata që kujdesen për persona të dyshuar me koronavirus.
Në ambientet ku COVID-19 mund të shpërndahet dhe nuk mund të ruhet distancimi social prej të paktën 1 metër, maskat mjekësore duhet të mbahen nga personat që janë mbi 60 vjeç dhe ata që kanë probleme shëndetësore.
MASKAT e FABRIKËS duhet të mbahen nga njerëzit që nuk kanë simptoma të COVID-19 ku: a) Koronavirusi mund të përhapet b) Distancimi social prej të paktën 1 metër nuk është i mundur Kjo mund të përfshijë persona që janë në kontakt me njerëz të tjerë, si: 1) Punonjësit socialë 2) Kasierët 3) Kamarierët ose shërbyesit e tjerë MASKAT E FABRIKËS duhet të përdoren edhe në në vende publike të mbyllura si: 1) Transportin publik, autobusë, taksi dhe tren 2) Vendet e punës 3) Dyqanet ushqimore 4) Ambientet me shumë njerëz Për përdorimin e maskave duhet të ndiqen këshillat e autoriteteve mjekësore.