Në një kohë që në mbarë botën kanë vde kur mbi 450 mijë pacientë nga koronavirusi dhe janë infektuar m i 8.5 milionë të tjerë, Organizata Botërore e Shëndetit shpreson që qindra doza të vaksinës kundër Covid-19, mund të prodhohen deri në fund të këtij viti.

Shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Soumya Swaminathan, tha se Organizata Botërore e Shëndetit shpreson që qindra miliona doza të vaksinës së koronavirusit të mund të prodhohen këtë vit dhe 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021 Pavarësisht se ende nuk ka një vaksinë, Swaminathan tha se ekspertët në të gjithë botën po punojnë për më shumë se 200 mundësi vaksinash. Prej të cilave vetëm 10 prej tyre po testohen në njerëz.

“Unë jam shpresëdhënëse, jam optimiste. Por zhvillimi i vaksinave është një ndërmarrje komplekse, vjen me shumë pasiguri. E mira është që ne kemi shumë vaksina që po testojmë dhe kështu që edhe nëse e para dësh ton, ose e dyta dësh ton, ne nuk duhet të humbasim shpresën për të tjerat. Nëse ne kemi shumë fat, do të ketë një ose dy kandidatë të suksesshëm para fundit të këtij viti.”- ka deklaruar ajo.

Megjithatë ajo ka theksuar se edhe nëse do të ketë një vaksinë të tillë, nuk do të ketë do za masive për të gjithë njerëzit, duke shtuar se të parët që do vaksinohen do të jenë ata që janë më të rrezikuar, duke nisur nga mjekët, ata që kanë sëm undje shoqëruese, dhe ata që në ambiente ku transmetimi i virusit është shumë i lartë, si shtëpitë e kujdesit dhe bur gjet.