Rastet me koronavirus po rriten me shpejtësi në shumë rajone të botës, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanë filluar të shfaqen shenja shprese në luftën ku ndër pandemisë. Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u kërkon shteteve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë me zbatimin e masave për frenimin e pandemisë.
“Janë shënuar më shumë se 435 mijë vdekje në dy Amerikat, Afrikë dhe Azinë Jugore, rastet po rriten me shpejtësi. E megjithatë ka shenja shprese. Ne po tregojmë se të bashkuar, me solidaritet global njerëzimi mund ta tejkalojë pandeminë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.
OBSH tha gjithashtu se dexamethasone, anti-inflamatori që ka rezultuar i efektshëm në shpëtimin e pacientëve të sëm urë rëndë me Covid-19, dukej të përdorej vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas një studimi, ilaçi i lirë i përdorur që në vitet 60-të, ka reduktuar ndjeshëm vdekshmërinë te personat e shtruar në spital. Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë të dhënat janë premtuese.
“Është shume e rëndësishme që ilaçi të përdoret vetëm për pacientët në gjendje të rëndë. Duhet të festojmë për këtë zbulim të rëndësishëm, e megjithatë nevojiten studime të tjera”, tha Mike Ryan.
Covid-19 ka prekur mbi 8 milionë e 300 mijë vetë në të gjithë botën, me dy amerikat që janë shndërruar në epiqendrën e re të pandemisë. Situata vijon të jetë alarmante ne Amerikën Latine, me Perunë që regjistron më shumë se 240 mijë raste, duke tejkaluar Italinë e goditur rëndë. Me shqetësim po ndiqet situata në Pekin, ku ka shpërt hyer një vale e re e koronavirusit. 21 raste të reja u raportuan të mërkurën, për një total prej 158 të infektuarish në një javë. Autoritet kanë shtrënguar masat e kufizimit e zona të tëra janë në izolim.