Ashtu siç ju thamë, këngëtarja Olta Boka është në pritje të ëmbël dhe lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë këngëtarja pak minuta më parë! Burime për “Iconstyle.al” kanë treguar më 22 maj se këngëtarja është në pritje të ëmbël të një bebushi, ndërsa sot ajo ka zbuluar edhe gjininë me një foto mjaft të ëmbël ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Këngëtarja ka veshur një fustan rozë dhe jo më kot ka zgjedhur ngjyrën rozë, për të cilën thotë se është ngjrya e saj prej 9 muajsh:

“Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze ?. Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme?”. Pra Olta është në muajin e 9 dhe në pritje të një vajze me partnerin e saj Ivin. Por surpriza nuk mbaron me kaq, pasi këngëtarja shfaqet me një unazë në gishtin e fejesës.

Olta është prej vitesh në një marrëdhënie dashurie me djalin e deputetit Shezai Rrokaj, dhe ndoshta këngëtarja mund të ketë marrë atë propozimin e famshëm, ose mund të ketë bërë edhe celebrimin. Pas kësaj fotoje, fansat e këngëtares kanë mbetur thjesht pa fjalë dhe mezi presin të dinë më shumë!