130 milionë dollarë është shuma që është shpërndarë deri tani për qytetarët shqiptarë që u prekën në punën e tyre për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19. Nga dy paketat financiare kanë përfituar gati çerek milioni qytetarë. “Paga e lu ftës” dhe bonusi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për të gjitha kategoritë e biznesit, të cilat u mbyllën ose aktiviteti i tyre u reduktua për shkak të kufizimeve të vendosura. Orgen Hilaj është një nga punonjësit e shumta që e kanë përfituar “pagën e lu ftës” prej 26 mijë lekësh në muaj për një periudhë tre mujore.

Orgeni është punonjës në një bar kafe në zonën e Astirit në Tiranë. Në një bashkëbisedim me ATSH-në, Orgeni shprehet se në bar kafenë e tij ka 4 të punësuar. “Është një biznes familjar. Në këtë biznes jemi të punësuar bashkë me vëllain dhe nipat e mi”, tregon Orgeni. Orgeni thotë se për të përfituar pagën e luftës gjatë kohës së pandemisë kishte aplikuar për vete dhe të punësuarit e tjerë në këtë biznes. Ai i vlerëson si të thjeshta procedurat që duhet të ndiqte për aplikim pranë Administratës Tatimore.

Për pak ditë, thotë Orgeni, ne u njoftuam përmes një mesazhi nga Administrata Tatimore se kërkesa jonë ishte aprovuar. Në situatën në të cilën u ndodhëm prej pandemisë, vijon bisedën me ne Orgeni, “paga e luftës” ishte një ndihmë nga ana e qeverisë. Qeveria aprovoi dy paketa financiare përmes të cilave u mbështetën qytetarët dhe punonjësit e bizneseve që u prekën nga masat e marra në përballje me pandeminë COVID-19. Gjithashtu, qeveria dyfishoi pagesën për ndihmën ekonomik dhe pagesën e papunësisë.

Ndërkaq, qeveria është gati të vërë në lëvizje planin kombëtar “Shqipëria 2030”, për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit. Në të gjithë vendin deri më sot është shpërndarë “paga e lu ftës” për gati 64 mijë qytetarë, ndërsa 168 mijë e 508 qytetarë dhe 42 224 biznese kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekë.