Lulzim Basha ka shkuar në Elbasan ku tregon se qëllimi i këtij udhëtimi është që të hajë bugaçe Elbasani. Ai ka zgjedhur të bëjë edhe një video live ku ka folur lidhur me përbërësit e këtij gatimi.
Kryetari i PD thotë se është një ndër ushqimet që konsumonte më tepër gjatë kohës që ishte kandidat për deputet në këtë qytet.
Ndërkohë, ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kanë krahasuar me Genard Hajdinin, një personazh i rrjeteve sociale që herë pas here shfaqet bashkë me motrën e tij duke gatuar.