Një paciente ka ndërruar jetë tek Infektivi në Tiranë, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Ministria, në një reagim për “News 24” thotë se 58 vjecarja ka ndërruar jetë nga tumori.
“Nuk ka humbje jete nga Covid-19. 58 vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e tumorit”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë për Neës 24:
Ministria e Shendetesise sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjecare që ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale. 58 vjecarja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe semundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension.