Deri më sot 168 508 qytetarë dhe 42 224 biznese kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekë. Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila solli shembullin e një tjetër të punësuari, i cili ka përfituar pagën prej 40 mijë lekësh.

“Nuredini, në një biznes tregti rrobash është një nga 64 mijë përfituesit e Paketës së Zgjeruar”, tha Denaj. Ndërkohë, qytetari përfitues i “pagës së luftës” prej 40 mijë lekësh u shpreh se “nuk ka pasur as vonesa dhe as vështirësi, pasi të gjitha procedurat ishin të gjitha shumë të thjeshta”.