Në një intervistë për New York Times, Pamela Anderson foli për martesën me Jon Peter në Malibu dhe theksoi se “beson ende te dashuria”.
“Ishte thjesht një moment. Një moment që siç erdhi, shkoi, por nuk ishte dasmë, nuk mund ta quaj martesë. Kuk kishte asgjë. Ishte si të mos kishte ndodhur kurrë. Tingëllon çuditshëm, por kjo është. Nuk u thyen zemra.”
Anderson tha se “është e gatshme të martohet përsëri”.
“Edhe një herë tjetër, të lutem Zot, edhe një herë tjetër.”
Në vijim, Pamela u shpreh se nuk i vjen keq për asgjë çfarë ndodhi me Peter, thjesht do të kishte dashur që media të mos raportonte paqartësi në lidhje me martesat e saj nisur nga fakti që u tha se u martua për të pestën herë.
“Unë jam martuar tre herë. Jam martuar me Tommy [Lee], me Bob [i njohur si Kid Rock] dhe Rick [Salomon].”
Anderson, 52 vjeç, ka qenë e martuar me Tommy Lee (1995-1998), Kid Rock (2006-2007), Rick Salomon (2007-2008). Me këtë të fundit u martua sërish në 2014-n, për t’u divorcuar një vit më vonë. Një vit më parë, Anderson i dha fund romancës probl ematike me futbollistin Adil Rami.