Pandemia e covid-19 ashtu si në gjithë vendet që u prekën, goditi dhe çoi në faliment edhe shumë biznese në Shqipëri.

Mesa duket, një prej bizneseve që nuk ka mundur t’i mbijetojë dot krizës ekonomike të shkaktuar nga virusi ka qenë dhe ai i djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Restoranti me emrin “Rixhi’s” në zonën e Tiranës së re i hapur në dhjetor 2017, në pronësi të Erik Fullanit, ka mbyllur aktivitetin.

Nga ekstrakti në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shihet se restoranti i djalit të ish-guvernatorit ka mbyllur aktivitetin. Erik Fullani ka qenë shpesh në qendër të mediave për jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta që përdor.