Duke marrë parasysh mënyrën sesi një lajm merr dhenë në vendin tonë, reperja Rina Balaj ka vendosur t’i paraprijë çdo aludimi për shtatzëninë e saj. Ajo është shfaqur me barkun paksa të rrumbullakosur në njërën prej fotove të fundit të publikuara në InstaStory dhe ka dhënë një sqarim për ndjekësit. Reperja është shëndoshur, ndaj duket se në bark nuk kemi bebush, por ushqim. “Nuk jam shtatzënë njerëz, thjesht jam shëndoshur dhe mbushur.”- tregon ajo.

Pra, rrini të qetë sepse ende nuk kemi lajme shtatzënie nga Rina.Reperja po shijon prej  disa kohësh romancën e saj me Sin Boy, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën. Së fundmi, ata punuan për një album të përbashkët të titulluar “MM”, i cili përmban 20 këngë, ndërsa në rrjete sociale tërheqin shpesh vëmendjen me pamjen e tyre, të cilën e ndryshojnë thuajse çdo muaj!