Ditën e sotme priten reshje të dobëta në disa qarqe, të cilat mund të shoqërohen edhe me rrufe. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat maksimale pritet të regjistrohen në vendet e ulëta 34°C, ndërsa ato minimale në vendet malore 14°C.

TEMPERATURAT Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 31°C në vendet e ulëta: 16 / 34°C në vendet malore: 14 / 30°C

ERA Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.