Para disa ditësh kudo në media u përfol se moderatorja simpatike Ilda Bejleri do të largohej nga “Procesi sportiv”. Ajo u fotografua krah Ardit Gjebreas dhe filluan zëra se do t’i bashkohej televizionit Klan.
Më pas u zbulua se dyshen e kishte bashkuar sflilata që u mbajt pak ditë më parë te “E diela shqiptare” dhe Ilda nuk do të largohej nga “Top Channel”. Mirëpo nëse moderatorja është sërish pjesë e “Procesit Sportiv” atëherë pse emri i saj nuk figuron më në promon e emisionit?
Emisioni do të rikthehet sërish në ekran pas 3 muajsh shkëputje. Në promën e publikuar në faqen zyrtare të Instagramit shfaqet emri i Edi Manushit, Alesia Bamit por jo emri i Ildës. Vallë moderatorja është larguar vërtetë nga emisioni? Mbetet vetëm të presim!