Dje ishte afati i fundit për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje. Pasi nuk arrit një mosmarrëveshje kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur të mbledhë sot në selinëblu aleatët e tij për të diskutuar lidhur me Zgjedhoren.
Mbledhja është lajmëruar se do të zhvillohet sot në orën 14:00 në selinë e PD. Takimi i thirrur nga Lulzim Basha ka ardhur menjehere pas paralajmerimit te ambasadores se SHBA Yuri Kim se eshte koha per te mbajtur fjalen e dhene!
Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore. Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor dhe kerkesa e opozites per qeveri tranzitore 100 diteshe ishin pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.