Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet për Reformën në Drejtësi. Meta thotë se implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Statusi nga Ilir Meta: I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve. Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.